Milot Rashica është emri më i përfolur për momentin në tregun evropian pas paraqitjeve të tij të shkëlqyera me përfaqësuesen e Kosovës. Sulmuesi i Verder Bremenit u bë i njohur te skuadra holandeze, Vitese.

Klubi holandez e bleu për vetëm 250 mijë euro në vitin 2015, por vetëm 2 sezone më pas, e shiti te Verder Bremeni për plot 6.3 milionë euro. Ky biznes i bërë në mënyrë të shkëlqyer ka shpëtuar skuadrën e Viteses nga falimentimi.

Në atë sezon kur Rashica u shit, Vitese kishte një bilanc shumë negativ, për shkak të humbjes së sponsorit kryesor, “Swoop” dhe klubi ishte në prag falimentimi.

Por shitja e Rashicës ndryshoi gjithçka dhe jo vetëm që Vitese nuk falimentoi, por u bë një nga klubet me financat më të shëndosha në kampionatin holandez. Atë sezon, Vitese e mbylli vitin me +9 milionë euro./vipsport/