Në karrierën e tij mban rekordin e të vetmit trajner, i cili ka mundur të fitojë Ligën e Kampioneve me dy skuadra të ndryshme të të njëjtit shtet, konkretisht me Borusian e Dortmundit në vitin 1997, pikërisht përballë Juventusit, si dhe me Bajernin e Mynihut, në sezonin 2000-2001.

Dhe si një ish-rival i bardhezinjve, pyetur mbi pasuesin e mundshëm të Masimiliano Alegrit te Juventusi, Otmar Hicfeld nënvizon: “Pikësëpari, duhet të jetë dikush me shumë eksperiencë, sepse me grupin që ka në dispozicion Juvja, fitimi i Serisë A është detyrim.

Pasardhësi i Alegrit duhet gjithashtu të përballojë presionin dhe personalisht më intrigon ideja të shihja Zhoze Murinjon në stolin e Juves.

Fakti që unë jam i vetmi trajner që kam fituar Champions-in me dy skuadra të ndryshme nga i njëjti kampionat, jam i sigurt se mund ta intrigonte Zhozenë që të pranonte Juven.

Dhe pse jo, pas Interit, ta fitonte atë trofe edhe me Juven. Realisht nuk do të isha aspak xheloz, përkundrazi do të më pëlqente sikur Murinjo ta barazonte rekordin tim”./newsport/