Ditën e djeshme është hedhur shorti i kampionateve të reja të volejbollit për sezonin e ri. Shorti është hedhur si për kampionatin e femrave ashtu edhe të meshkujve. Këta të fundit, që në sezonin e ri do të drejtohen nga trajneri Mark Kroqi, në ndeshjen e parë do të luajë në transfertë me ekipin e Gramshit, ndërsa ekipi i femrave që drejtohet sërish nga trajnerja Sadije Gogaj, do ta luajë ndeshjen e parë në Korçë ndaj Skënderbeut vendas. Kampionatet do të nisin më datë 1 tetor dhe tek meshkujt këtë vit do të konkurrojnë 10 ekipe ndërsa femrat janë ndarë në dy grupe teksa në grupin A ku bën pjesë edhe Vllaznia, janë 8 ekipe ndërsa në grupin B bëjnë pjesë 6 ekipe.

Sezoni i ri i volejbollit shqiptar do të ketë edhe disa risi ku vlen për t’u përmendur transmetimi i disa ndeshjeve nga ana e Televizionit Publik Shqiptar. Ditën e djeshme njëkohësisht është hedhur edhe shorti i ndeshjeve të kupës së Federatës ku Vllaznia do të ndeshet në gjysmëfinale ndaj Tiranës. Tek femrat, ekipi shkodran natyrisht që do të tentojë të futet në mes katër ekipeve më të mira të vendit për të kapur kështu zonën e play off-it ndërsa tek meshkujt sigurisht që objektivat do të jenë më të mëdha megjithatë duhet parë edhe si do të rrjedhin gjërat gjatë sezonit.

© shkodrasport.com