Dëmtimi i Paulo Dybala dhe Juan Cuadrado ka ndryshuar strkturën taktike dhe hierarkinë në shtëpinë e Juventus. Massimiliano Allegri, i cili nuk e ka pasur të lehtë të përshtasë lojën e tyre me atë të Mandzukic, Higuain, Bernardeschi dhe Douglas, ka gjetur një zgjidhje të re që po vlerëson më shumë sulmuesin brazilian.

Costa ka koleksionuar 2 asiste dhe 1 gol në tri ndeshjet e fundit të kampionatit dhe Gonzalo Higuain, që është kthyer te goli falë asistim të tij, ka nënvizuar rëndësinë që ka ai për lojën e ekipit. “Douglas Costa? Është shumë i rëndësishëm për stilin tim të lojës”.

Një vlerësim ky që shkon përtej miqësisë me brazilianin, i cili është integruar 100% tek Juventus. “Zonja” e ka marrë me formulën e huazimit dhe me të drejtën e blerjes në fund të sezonit. Një të drejtë që drejtuesit bardhezi kanë vendosur ta ushtrojnë duke paguar 40 milionë euro, plus 1 si bonus.
Totali, duke përfshirë edhe 6 milionë eurot e paguara për huazimin, shkon në 47 milionë euro, një shifër që dukej e çmendur në fillim të sezonit, por që tani Juventus është bindur ta investojë. /telesport/