Pikerishte me 9 maj 1980, Keshilli Federal ne Itali miratoje ligjin per rikthimin e futbollisteve te huaj ne Seria A, kur ne vitin 1966, pas perfundimit te Boterorit ne Angli ishte pezullar aktivizimi I futbollisteve nga Europa e Amerika Latine.

Ja kush ishin 11 futbollistet qe trokiten ne portat e Italise me 9 maj 1980, date kjo qe perkoi me perkujtimin qe Europa I bente fitores mbi nazismin gjerman.

1-Michel Van de Korput, mbrojtes holandez qe veshi fanelen e Torinos

2-Liam Brady ,centerkampist irlandez qe u rrjeshtue ne skuadren e njohur Juventus.

3-Paulo Roberto Falcao centerkampist fantazist brazilian qe veshi fanelen Romes.

4. Herbert Prohaska centerkampist I njohur nga sportdashesit shkodran pasi ka luajtur me Austrine e Vienes ne ish stadiumin “Vojo Kushi” me 13 shtator 1978, ku Vllaznia pat fituar 2-0 me golat e Zheges e Ballgjinit. Prohaska ka veshur fanelen e Interit.

5-Daniele Ricardo Bertoni argjentinas qe u aktivizue me skuadren e Fiorentines

6-RUUD KROL ,mbrojtes I njohur I kombetares holandeze dhe I kampiones Ajaksit,perferoi te luaj ne San Paulo me Napolin

7-Juary,futbollist meksikan ne rolin e sulmuesit ne skuadren e Avelinos.

8-Eneas sulmues brazilian qe perferoi fanelen e Bolonjes

9-Herbert Naumann center kampist me Udinezen,I njohur ne Gjermani per klasin e tij.

10-Sergeo Fortunato nje tjeter argjentinas ne rolin e sulmuesit,duke luajtur per Peruxhien.

11-Luis Silvio Damieleo I treti brazilian qe perfaqesoi  klubin e Pistojeses ne rolin e sulmuesit.

Pas edicionit futbollistik 1980-1981 drejte Italise vershuan me dhjetra e dhjetra futbolliste nga me te miret e Botes, Brazili, Argjentina, Meksika, Gjermania, Holanda, Anglia, Franca, Belgjika, etj,si dhe nga Afrika e Azia. Nuk muguan edhe futbollistet shqiptare sidomos pas eksodit te viteve 90 te veshin fanelat e klubeve te Seria A dhe Seria B.
NAMIK MEHMETI
FIRENZE