Historia mbinjëshekullore e Vllaznisë padyshim që ka “prodhuar” shumë sportistë e trajnerë të shkëlqyer të cilët kanë kontribuar maksimalisht për lartësimin e emrit të klubit të parë sportiv të formuar në vendin tonë. Në këtë histori 101 vjeçare ka patur prej atyre sportistëv që i kanë marrë meritat dhe njëkohësisht edhe vlerësimet por ka edhe prej atyre që në fakt shumë pak përmenden ndonëse kontributi i tyre ka qenë maksimal.

Njëri prej tyre është basketbollisti i njohur i Vllaznisë së viteve ’70- ’80 Hydajet Kotrri. Për fat të keq, nëse kërkon më shumë informacion për të, nuk mund të gjesh, ndonëse për 18 vite rresht ka kontribuar për Vllazninë por edhe për kombëtaren shqiptare.

Hydajet Kotrri që të gjithë e thërrisnin “Xhaxho”, ka lindur në Shkodër më 3 shkurt 1955 dhe me basketbollin “dashurohet” shpejt. Spikat dhe bie në sy menjëherë ndërkohë që prej vitit 1972 dhe deri më 1990 kur e lë sportin, do të luajë rregullisht me Vllazninë, për plot18 vjet me rradhë, si askush tjetër dhe me të fiton dy herë trofeun e Kupës së Republikës dhe po ashtu edhe një titull kampion.

Kotrri njëkohësisht në vitet 1976- 78 ka qenë edhe anëtar i kombëtares shqiptare të basetbollit. Pozicioni i tij në fushë ka qenë ai i një lojtari anësor, por në rast nevoje ka luajtur edhe si qendër. Ka mbajtur gjithmonë numrin 14 në fanellë, nga fillimi e deri në fund të karrierës. Një tjetër e veçantë e tillë është se Xhaxho ka qenë mëngjerash dhe kjo e bënte edhe më të veçantë në lojën e tij.

Pas lënies së karrierës sportive, në vitet 1995- 98 ka kontribuar si zëvendëstrajner me ekipin e parë privat të krijuar në Shqipëri, “Shkodra Sport”. Në familjen Kotrri, përveç Hydajetit, me basketbollin është marrë edhe i biri- Arvini i cili ka arritur të jetë edhe pjesë e kombëtares shqiptare.

Familja Kotrri prej vitit 2000 e deri më sot jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe mbase kjo largësi ka bërë që pjestarët e saj “të harrohen”. Megjithatë është detyra jonë si gazetarë t’i rikthejmë sërish para sportdashësve dhe mënyra më e mirë për të profilizuar figurën e Hydajetit, është marrja e disa mendimeve nga një nga kolegët dhe miqtë e tij.

Për të mësuar më shumë në lidhje me karrierën e këtij basketbollisti, në fillim si sportist por edhe si trajner, “Shkodra Sport” ka kontaktuar me një nga kolegët e tij në fushën e lojës, sot Sekretar i Përgjithshëm i FSHB-së Korab Llazani. Ai ka pranuar me shumë kënaqësi të flasë për të duke iu përgjigjur menjëherë pyetjeve të bëra të cilat kishin për qëllim të zbulonin profilin e vërtetë të këtij basketbollisti të talentuar:

– z. Llazani, si e vlerësoni karrierën sportive të Hydajet Kotrrit?

– Ne radhe te pare te pergezoj per iniciativen qe ke ndermare per te bere portretizime te sportisteve ne sporte te ndryshme te Vllaznise. Ka qene nje hapesire e pambuluar sa duhet dhe mendoj se jeni ne rrugen e duhur prandaj dhe duhet t’iu bëj komplimente për këtë çfarë po bëni.

Ndërsa lidhur me karrieren e Hydajet Kotrrit (Xhaxhos), ka shume per te thene. Figura e tij ka qene komplekse dhe mjaft karizmatike. Ai e ka filluar sportin e basketbollit qe ne moshen 15vjeçare ne vitet 69-70 i perzgjedhur nga nje kampionat lokal shkollash 8 vjeçare dhe nuk eshte shkeputur asnjehere deri ne vitin 1990.

Xhaxho qe ne fillim shfaqi interes nga trajneret e asaj kohe si Luan Shatku, Valter Kalaja dhe Renato Radoja. Ai menjehere, fale fizikut te tij shtatelarte u perfshi ne skuadren e te rinjve ku spikati si nje djale i talentuar se bashku me Lorenc Mosin dhe ndonje tjeter si perspektiva e basketbollit shkodran. Luajti nje periudhe te shkurter ne skuadren e te rinjve dhe menjehere pikaset nga trajneri i te rriturve te asaj kohe Bujar Golemi, i cili e perfshin menjehere ne skuadren e te rriturve.

Kotrri ne moshen 17-18 vjeçare merr pjese me skudren e te rriturve ne Kupen e Kupave të Europës, pikërisht duke luajtur ne ndeshjen kunder Gallatasarajt ne Stamboll, ndeshje qe shenon fitoren e para te skuadrave shqiptare ne Kupat e Europes jashte vendit.

Me pas karrjera e tij vazhdon me perfshirjen e tij ne formacionin baze te Vllaznise dhe shume shpejt kandidat dhe anetar i ekipi tone kombetar. Ne karrieren e tij te gjate sportive, Xhaxho ka qene nje lojtar mjaft i rendesishem per Vllaznine ne te gjitha aktivitetet. Kontributi i tij ka qene i padiskutueshem ne trofete e fituara nga Vllaznia ne kete periudhe, si Kupat e Republikes në vitet 1981 dhe 1985 si dhe në titullin kampion në sezonin 1989-90.

2. Cilat ishin tiparet kryesore, karakteristike te lojes se tij?

– Xhaxho ishte nje lojtar me cilesi te veçanta ne mbrojtje. Madje, atij i caktohej gjithmone si detyre mbrojtja e lojtarit me te rrezikshem te skuadres kundershtare. Fale cilesive te tija fizike, ai arrinte qe te kishte numrin me te madhe te kapjeve te topave ne tabele si ne mbrojtje edhe ne sulm. Kishte nje teknike individuale dhe sinkronizim te levizjeve me dhe pa top shume te mire. Nje teknike dhe llojshmeri gjuajtje shume te mire. Por ishte mjaft emocional dhe nga emocionet shesh here zbeheshin cilesite e mira qe kishte ne loje.

Ajo qe ishte e veçante tek ai, ishte pozitiviteti dhe miresia qe perçonte tek shoket e skuadres dhe kudo. Ai ishte nje person shume i dashur dhe bashkepunues me te gjithe, me te rinjt, moshataret, me më te rriturit dhe sportdashesit.
Nuk besoj te gjesh njeri qe te mos e thote kete mbrese per Xhaxhon.

3. Sa i rendesishem për Vllazninë ka qene si basketbollist ne ato vite kur ka luajtur?

Xhaxho, ka qene nje lojtar kryesor pothuajse ne te gjithe karrieren e tij. Ai ka qene i rendesishem ne kontributin e tij ne loje, ne kontributin psikologjik dhe te gjithanshem per skuadren dhe trajneret. Karriera e tij shume e gjate ka patur kurbat e saj, por ai ka qene gjithmone shembullor dhe i rendesishem ne çdo aspekt.

4. Ka punuar bashke me ju si trajner edhe tek “Shkodra Basket”. A mund te me jepni disa tipare te tij ne kete fushe?

– Lidhja e ime me Xhaxhon eshte shume me perpara se une te filloja basketbollin. Ai ka qene komshi me ne dhe ne shkolle me vellain tim me te madh (Sokolin). Keshtu qe kishim njohje dhe takoheshim thuajse çdo dite, ishim si te familjes. Po keshtu ne fund te vitit 1978 kur une fillova te shkoj ne stervitje me skuadren e pare dhe deri sa e la sportin ka qene per mua nje mik shume i mire.

Dikund nga viti 1994 me vjen ne shtepi dhe me ben nje propozim shume te veçante. Me thote: “Korab, kam ardhe me te ra ne qafe”. Per momentin ngela, se çfare po thote! Ai vazhdoi: Djali im, Arvini, ka nje deshire shume te madhe me luajt basketboll dhe ate du me ta lane ne dore ty dhe ban çfare te duash me te! Kjo bisede me Xhaxhon ate nate ne oborrin e shtepise time ka qene edhe fillesa e organizimit te shoqerise te pare te mirfillte te basketbollit ne Shqiperi: “Shkodra Basket”.

Pastaj kete ide e hapem me shoket e tjere, Refikun, Mondin, prof.Bujarin, prof.Renaton edhe te tjere. Mbeshtetje na u ba edhe nga Shpetim Hoxha dhe pastaj kryem te gjitha proçedurat. Ne te gjith kete rrugetim, qe ishte ne nje periudhe shume te veshtire dhe me shume paragjykime , Xhaxho ishte bashkeudhetar dhe pozitiv ne kuptimin e plote te fjales. Natyrisht edhe shoket e tjere. Ky eshte shkurtimisht Hydajet Kotrri (Xhaxho) ne optiken time, nje shok dhe bashkeudhetar mbreselenes.
Gjergj KOLA