Më datë 9 prill ishte parashikuar të zhvillohej Asambleja e Përgjithshme e Zakonshme, që FSHF organizon çdo vit në lidhje me mbarëvajtjen e kompeticioneve të direktuara nga vetë qeveria e futbollit shqiptar.

Gjithsesi, kjo Asamble është shtyrë për shkak të situatës së vështirë në vend, pas përhapjes së koronavirusit dhe stopimit të të luajturit futboll. Ky lajm u ka shkuar klubeve përmes një mesazhi të dërguar nga kryetari i Komitetit Ekzekutiv, Ilir Shulku, më datë 13 Mars. Ky vendim vjen vetëm 72 orë nga fjalët e famshme të presaidentit Duka në lidhje me seriozitetin e Covid-19.

Mesazhi i Shulkut në drejtim të klubeve:

”Përshendetje,

Se pari, uroj te jeni te gjithe mire familjarisht.

Ju informoj per vendimin qarkullues Nr.03, date 13 Mars 2020 te Komitetit Ekzukutiv per shtyrjen e Asamblese se Pergjithshme te Zakonshme.
Sikurse jeni njoftuar edhe me pare, Asambleja ishte parashikuar per tu mbajtur me date 9 Prill 2020

Duke pare situaten e emergjences ne cilen ndodhemi si pasoje e perhapjes se Covid 19, Komiteti Ekzekutiv i FSHF-se ka vendosur te shtyje punimet e Asamblese, ne nje date tjeter ashtu sic parashikohet edhe ne Statut.

Per sa me siper, do tju veme ne dijeni per daten qe do te caktohet duke monitoruar situaten ne vijimesi.

Duke ju falenderuar per mirekuptimin tuaj, Ilir Shulku.” /vipsport/