Transferimi i Elseid Hysajt drejt Chelseat mund të ndihmohet dhe nga drejtori sportiv i Lacios, Igli Tare. Sipas medias franceze “le10sport”, britanikët duan të ofrojnë në këmbim të mbrojtësit të Kombëtares sonë “homologun” e tij Davide Zappacosta plus 22 milionë €.

Lacio dhe Roma interesohen për 26-vjeçarin Zappacosta dhe mes të dyja ekipeve ka nisur një “betejë në merkato”.

Hysaj shihet gjithmonë e më larg Napolit, duke para paraqitjet me nota jo impenjuese të 24-vjeçarit dhe mosrinovimin e kontratës, që e premtua në verë nga klubi. Tashmë, Hysaj mendon për të momentin kur do të largohet nga “San Paolo”.

Mbrojtesi shkodran u pat bere gati per t’u larguar edhe ne vere por atehere kjo levizje nuk u realizua dhe ndoshta kjo mund te ndodhe tani.