Elseid Hysaj duket se do të largohet nga Napoli. Për mbrojtësin shqiptar, ka pasur interes nga shumë skuadra, përfshirë këtu Chelsea dhe Tottenham, por asgjë nuk u konkretizua. Këtë muaj janar, Hysaj me shumë gjasa do të transferohet në Angli, por te skuadra e Norwich City.

Këtë gjë, e ka bërë të kryer familjar i tij i afërt, Genti Haxhiu. Në rrjetet e tij sociale, Haxhiu ka postuar një foto në krah të Elseid Hysaj, duke shkruar: “Marrëveshje e kryer, lojtari më i ri i Norwich City.”

Duket se Hysaj më në fund do të transferohet në kampionatin anglez të futbollit, tek ekipi i “Kanarinave”. Norwich u ngjit këtë sezon në elitën e futbollit anglez dhe ka marrë disa rezultate pozitive, përfshirë këtu dhe një fitore 3-2 kundër Manchester City./abcnews/