Diten e sotme startojne ndeshjet kualifikuese te UEFA-s per grupmoshat U17 dhe perveç Shqiperise qe do te luaje ne Portugali kunder skuadres vendase, por edhe Ukraines e Gjeorgjise, ne fushe do te jene edhe kombetaret e vendeve te tjera.

Te njejten gje do te beje edhe kombetarja greke e kesaj moshe, ne rradhet e se ciles eshte grumbulluar serish edhe futbollisti shkodran Andrea Ndoj. Greqia U17 do t’i luaje ndeshjet ne vendin e saj, pikerisht ne Patra dhe ne grup jane edhe kombetaret e Azerbajxhanit, Kazakistanit dhe Gjermanise.

Ndeshja e pare do te luhet pikerisht sot dhe perballe Greqise do te jete Azerbajxhani. Ne kete takim pritet qe te luaje si titullar edhe shkodrani Ndoj i cili po kalon nje forme shume te mire sportive dhe kete eshte duke e demostruar ne çdo ndeshje te kampionatit duke qene pjese e rendesishme e Olimpiakos.

Andrea Ndoj deri para disa kohesh ka qene pjese e kombetares U17 te Shqiperise, por kohet e fundit ekipi kombetar grek ka kembengulur ta beje pjese te tij ngaqe sheh cilesi te mira tek ai dhe ia ka arritur ta binde per te veshur fanellen e ekipit fqinj.

Futbollisti me origjine nga Shkodra padyshim qe do te mundohet te jape me te miren per kete ekip, objektivi i te cilit sigurisht qe eshte kualifikimi per ne turin tjeter, ndonese ne grup do te kene edhe Gjermanine.
www.shkodrasport.com