Hysen Dedja është një ikonë e futbollit të Shkodrës dhe të Shqipërisë. Lojtar-kampion me Vllazninë, po ashtu trajner kampion me ekipin e qytetit të lindjes, dhe teknik në shumë skuadra kudo në Shqipëri.

Edhe “Seri” e ka një histori të hidhur me sistemin e kalbur arsimor shqiptar. Vajza e tij ishte nxënëse e 10-tës, por gjithashtu 10-ta merrte edhe një djalë a vajzë e një drejtori. Biles, edhe kopjonte nga vajza e Serit.

“Babë, unë nuk mund të studioj këtu, nuk mund ta pranoj këtë gjë dhe dua të shkoj jashtë”, – i tha ajo. Hysen Dedja bëri sakrificën dhe vajza e tij studioi në Vjenë, ku përfundoi Universitetin më së miri dhe ku sot ka një punë të nderuar.

Edhe Hysen Dedja, njeriu i nderuar i futbollit të Shkodrës dhe Shqipërisë, është me studentët. Edhe ai kërkon të shkatërrohet ky sistem i qelbur, dhe të ndërtohet një tjetër, ku të vlejë meritokracia.
(Marre nga profili ne facebook i gazetarit Bledar Kuka)