Kylian Mbappe është ankuar edhe një herë për statusin e tij te Paris Saint-Germain.

Edhe pse ka marrë një kontratë fantastike nga drejtuesit, një rrogë të madhe dhe gjithçka tjetër që dëshiron, ai sërish ka ankesa.

Këtë herë në pushimin e përfaqësueses ai u shpreh për mediat se “ka më shumë liri në kombëtare sesa në klub”, dhe se “në klub e detyrojnë të luajë më shumë në mes”.

Për gjithë këtë është dashur të reagojë trajneri i Parisit, Christophe Galtier.

-Nuk do të thosha se Kilian ka më pak liri këtu. Thjesht, situata është e tillë që lojtarët kundërshtarë e ruajnë dhe e mbajnë ‘të mbyllur’, pasi e dinë që është një nga lojtarët tanë më të rrezikshëm. Në Francë, ka mundësi dhe mënyra të ndryshme lëvizjeje.

Unë mendoj se Kylian është një djalë i zgjuar dhe ai mund të gjejë kombinimin e duhur me Messin dhe Neymar-in, tha ai.