Mbrojtësi vlonjat i Vllaznisë, Valdo Zeqaj, ka lajmëruar dje përfundimin e kontratës me kuqeblutë. Tashmë që objektivi u arrit, Zeqaj e ka përfunduar kontratën, ndërsa u shpreh mirënjohjen të gjithëve, që nga trajneri Hasan Lika, stafit aktual, shokëve të skuadrës dhe tifozëve.

Në fakt, ishte mesfushori Dejvi Bilali që u largua i pari nga kuqeblutë, ndërsa për Zeqajn nuk kemi një divorc, por i ka mbaruar thjesht kontrata 1- vjeçare.

“Unë përfundova kontratën dhe nuk jam larguar nga Vllaznia, madje për mua është opsion kryesor që të luaj në Superiore me kuqeblutë”, tha Zeqaj.