Qazim Laçi zgjodhi që të bënte një ndryshim të ri në karrierën e tij.

Pas eksperiencës së kaluar me Ajaccio, atje ku u ngjit edhe në elitën e futbollit të Ligue 1, mesfushori shqiptar zgjodhi që të kalonte te Sparta e Pragës. Pak stërvitje me ekipin e ri kanë mjaftuar që të lëri përshtypje pozitive te shokët e ekipit.

Portieri i Spartës së Pragës, Ondrej Celutska, ka dhënë mendimet e tij për katër lojtarët e rinj të afruar te ekipi, mes së cilave edhe për Lacin. “Qazimi është si një copë torte për ne.

Unë përpiqem të komunikoj me djemtë e rinj, t’i prezantoj me disa gjëra. Qëllimi është të përshtaten sa më shpejt që të jetë e mundur me ambientin këtu”, tha portieri i Spartës.