Në një prononcim për “Sportweek”, sulmuesi i Milanit foli, mbi konfrontimin që ai pati me drejtorin e klubit milanez, Ivan Gazidis disa javë më parë.

Këto janë fjalët e Ibras: “Ajo që doli nga takimi i famshëm është vetëm 10 % e asaj që ndodhi (qesh). Por nuk ishte keq, domethënë. Ishte duke folur për mua dhe për ekipin. Diskutua dhe kërkuam përgjigje mbi situatën, për të ardhmen tonë “, tha shtatlarti suedez.