Agron Çela mund të mos jetë njeriu që do marrë postin e presidentit të ardhshëm të Vllaznisë, por një tjetër pjestar I grupit prej pesë biznesmenëve që ka firmosur edhe kërkesën dhe ka bërë publike dëshirën për të marrë drejtimin e klubit shkodran. Bëhet fjalë për Xhevdet Amuli. Burime pranë këtij grupi e konfirmojnë këtë gjë dhe tashmë duhet pritur se çfarë do ndodhë. Në fakt Amuli nuk është një emër I panjohur për futbollin shkodran. Ai për tre sezone, 2003-2006, ashtu si dhe Valter Fushaj, ka mbajtur postin e zëvendëspresidentit të Vllaznisë kur president ishte Agron Çela. Në fakt, kur kjo treshe mori përsipër drejtimin e këtij klubi në vitin 2003, ka patur edhe një ide për rotacion në krye. Pas Çelës, drejtoi Fushaj dhe me logjikë, rradhën e ka tashmë Amuli. Edhe atë e ngacmon kjo ide për të qenë në krye të Vllaznisë dhe me shumë mundësi do ta provojë këtë herë. Ai është një biznesmen I suksesshëm në fushën e karburanteve por edhe ndërtimeve, por ka një pasion të madh edhe futbollin. Përvoja trevjeçare pranë klubit shkodran por edhe më pas, e kanë ndihmuar atë të jetë në brendësi të gjithë gjërave që ndodhin në futboll. Amuli I ndjek rregullisht ndeshjet e Vllaznisë në tribunën e stadiumin “Loro Boriçi”. Përpos kësaj, është edhe anëtar I Këshillit Bashkiak Shkodër dhe në votimin e fund-dhjetorit, kuptohet që do gjejë edhe mirëkuptimin e anëtareve të tjerë për të miratuar projektin e paraqitur nga ai dhe katër biznesmenët e tjerë.
Ideja e dytë. Nëse Amuli nuk e çon deri në fund dëshirën e tij për të marrë drejtimin e Vllaznisë, ajo pastaj do të drejtohet nga Agron Çela, një tjetër pjestar I “G5”-shes së biznesmenëve. Ky I fundit e ka tashmë një përvojë në këtë drejtim sepse ka drejtuar edhe tre vite të tjera klubin shkodran por megjithatë duhet parë se çfarë do ndodhë në ditët në vijim. Sa për tre biznesmenët e tjerë duket se asnjëri nuk pretendon të jetë I pari në drejtimin e klubit. Megjithatë e rëndësishme është se ata kanë premtuar se të gjithë sëbashku do të bëjnë më të mirën për Vllazninë. Kësisoj, gjithmonë nëse miratohet kërkesa e këtij grupi biznesmenësh, ajo që mund të mbesë për t’u saktësuar është se kush do jetë presidenti: Xhevdet Amuli apo Agron Çela?
Kërkesa. Burime pranë Bashkisë, bëjnë të ditur se grupi I pesë biznesmenëve të interesuar për të marrë në përdorim Vllazninë, ashtu siç kishte premtuar, dje ka mbërritur në zyrat e Bashkisë Shkodër. Ata kanë patur një takim të shkurtër me kryebashkiakun Lorenc Luka dhe me siguri që do t’I kenë dorëzuar edhe kërkesën zyrtare për të marrë Vllazninë. Nuk bëhen të ditura detaje të tjera të bisedës por në fakt, kjo konfirmohet. Tashmë zyrtarisht kemi një kërkesë për ta marrë klubin shkodran në përdorim. Bashkia ia arriti qëllimit që të ofrojë biznesmenë për të financuar dhe menaxhuar ekipin e futbollit. Nëse në ditët e ardhshme, do ketë edhe ndonjë tjetër që do ofrohet, kjo do ishte një ide edhe më e mirë.
Gjergj KOLA