Mauro Ikardi është zyrtarisht futbollist i Galatasarait. Sulmuesi argjentinas ka zbarkuar mbrëmjen e djeshme në Stamboll, aty ku është pritur në aeroport nga qindëra tifozë, të cilët tashmë e shohin argjentinasin si idhullin e skuadrës.

Ikardi do të jetë i Gatalasarait me titullin definitiv, duke qenë se turqit kanë blerë përfundimisht kartonin e tij nga PSG për 10 milionë euro.

Argjentinasi e njeh mirë kampionatin turk, ku sezonin e fundit ishte vendimtar me golat e tij duke fituar titullin kampion teksa kërkon të përsërisë historinë edhe këtë sezon.

Për Ikardin kishte interesim edhe nga kampionati italian, ku ishte Milani që u vu pas shërbimeve të tij por gjërat u zbehën dhe në fund, argjentinasi vendosi të rikthehej aty ku tifozët e duan jashtëzakonisht shumë.