Pas Emanuele Egbo dhe Armando Cungut, nje tjeter trajner largohet nga drejtimi i skuadrave te Kategorise Superiore ne futbollin shqiptar.

Humbja 6-1 në Laç ka sjellë largimin e trajnerit të Apolonisë, Xhovani Kolela. “Panorama Sport” zbulon nga burime të sigurta në klubin fierak, se italiani pas një takimi që ka pasur sot me drejtuesit, ka paraqitur dorëheqjen dhe kjo e fundit është pranuar nga presidenca.

Kësisoji, pas 5 javësh kampionat, ku Apolonia mori vetëm dy pikë pas barazimeve ndaj Bylisit dhe Kastriotit, si dhe humbi kundër Vllaznisë, Partizanit e Laçit, vjen edhe “divorci” me Kolelën.

Deri në emërimin e trajnerit të ri, Apoloninë do ta drejtojë Nikolin Çoçlli. Drejtuesit e klubit fierak nuk duan të nxitohen në emërimin e pasardhësit të Kolelës, por duket e sigurtë tashmë se ai do të jetë një trajner shqiptar.