Nje tjeter impiant sportiv ne vend pas pak kohesh nuk do te ekzistoje me. Behet fjale per stadiumin “Beselidhja” i cili do te shembet. Sipas “lezhapress.com”, lajmin e ka bërë të ditur kryebashkiaku Pjerin Ndreu.
Këtë njoftim e bëri në takimin e fundit të zhvilluar me bizneset për masat e sezonit të ri turistik. Duke folur për investimet e pritshme në këtë bashki, Ndreu foli për këtë ndryshim që do të pësojë qendra e Lezhës dhe vetë stadium.
Ndërsa prezantoi këtë investim të madh për Lezhë, kryebashkiaku bëri me dije se shembja e stadiumit do të realizohet për ta kthyer këtë zonë në një qendër rekracioni.
Aty do të ndërtohet edhe një parking nëntokësor u tha ai bizneseve duke shtuar se do të ketë edhe zonë të gjelbër. Pavarsisht se foli për shembjen e stadiumit, kryeqytetari i Lezhës, nuk shpjegoi detaje më të shumta në lidhje me këtë projekt. Nuk dihet nëse bëhet fjalë për një investim publik apo PPP, nëse në atë zonë do të ketë edhe ndërtime private apo vetëm investim public.
Një tjetër pikëpyetje është edhe fakti se ku do të ndërtohet stadium i ri. Nuk ka asnjë informacion të detajuar për këtë projekt, se kur do të nisë edhe diskutimi me qytetarët pasi bëhet fjalë për një investim të rëndësishëm.