Askush nuk e priste që Thomas Tuchel të vijonte në “timonin” e Bajern Mynih pas disfatës me Bohumit, humbja e tretë radhazi në të gjitha kompeticionit. Vendimi i bordit për t’i besuar deri në fund të sezonit teknikut 50- vjeçar habiti jo pak, e ardhur pas mbledhjesh urgjente nga eprorët e klubit.

SITUATA –Thomas Tuchel u pa mjaft i relaksuar pas humbjes me Bohumin dhe pas mbylljes së ndeshjes, ai fillojë t’i përshëndeste me radhë lojtarët, çka u evidentua si lamtumirë, shkarkimi. “The Athletic” pohon se kur trajneri u njoftua mbi pikëpamjen e shefave, pro qëndrimit në Mynih deri në verë, ai u surprizua, pasi nuk e priste. Me tej vijohet se Tuhel ka mbetur i shtangur nga ky vendim.

Tashmë Liga e Kampionëve vështrohet e vetmja garë ku Tomas mund të përsëris suksesin e vitit 2021 sikurse me Çelsin, ndonëse situata ka nota ndjeshëm më negative, marrë në konsideratë humbjen e takimit të parë ndaj Lacios dhe mbizotërimin e frymës përçarëse në grup, teksa u krijuan edhe klane.

ARSYEJA -Sipas burimit të mësipërm, Uli Hënes ka insistuar pro mbylljes së ciklit aktual me Thomas Tuchel. Largimi i Julian Nagelsman ende ka lënë “plagë” në imazhin e kampionëve gjermanë dhe ata nuk duan të ndjekin të njëjtin skenarë. Vlen të përmendet se shifrat e teknikut ekzistues janë më të këqijat në dekadat e fundit, shumë më poshtë se Nagelsman. Në bazë të statistikave, Julian u largua nga gjigandët e Mynihut me mesataren 2.31 pikë për ndeshje, kundrejt 2.02 të Tuhelit.