Tregoleshi i shenuar prej tij ne ndeshjen e djeshme ndaj Skenderbeut, eshte i pari ne Kategorine Superiore per sulmuesin shkodran Ildi Gruda. Si rrjedhoje kjo e ka bere ate te jete mese i lumtur, per me teper qe konkurroi ne fitoren e thelle 5-0 te Vllaznise.

Sulmuesi 24 vjeçar pas ndeshjes ka dhene nje prononcim per mediat ku eshte shprehur: “Ky tregolesh eshte gjeja me e bukur qe kam perjetuar deri tani te Vllaznia. Ishte diçka qe çdo sulmues e deshiron. Jam shume i emocionuar dhe kjo natyrisht me ben te ndihem mire.

Ne nuk e kishim menduar kurrsesi se do te arrinim kete fitore te thelle ndaj Skenderbeut. Morali jone pas fitores me Tiranen vertete ishte i larte dhe besonim se mund te fitonim edhe ndaj skuadres korçare, por jo me kete rezultat.

Tre fitoret e fundit rradhazi na kane dhene shume besim per vazhdimesine. Duhet te vazhdojme te punojme fort ne kete menyre. Kemi pak kohe per t’u çlodhur dhe me pas do te vijojme punen per gjysmen e dyte te sezonit. Une dua te falenderoj edhe gazeten “Shkodra Sport” per vleresimin qe me beri mua dhe familjes Gruda, e cila ka dhene shume per futbollin shkodran dhe jo vetem.

Ne kete fundviti, une dua te uroj te gjithe shkodranet dhe shqiptaret por ne veçanti grupimin “Vllaznit Ultras” per 18 vjetorin e tyre. Uroj te gjithe tifozerine e mrekullueshme te Vllaznise qe dine te te vleresojne dhe te gjykojne ne çdo moment. Viti i ardhshem pse jo te mos na dhuroje edhe nje titull, pasi Vllaznia ka edhe 105 vjetorin e themelimit”./SHKODRA-SPORT.COM/