Gjermani-Japoni u ndoq me interes në të gjithë botën, por një ngjarje e pabesueshme ka ndodhur në Vietnam.

40 mijë tifozë ishin futur në “YouTube” me idenë si po ndiqnin Live këtë sfidë, por në fakt ata po shinin një ndeshje virtuale në “FIFA23”, kur e kuptuan ishte shumë vonë.

Ky lajm është bërë publik nga mediat lokale të cilat shtuan se në këtë periudhë kanale të tilla në “YouTube” po përjetojnë një “boom” të vërtetë klikimesh.