Ne oret e para te mengjesit sporti shkodran ka marre nje lajm te hidhur: Eshte ndare nga jeta ne moshen 85 vjeçare ish- kampioni i notit Tefë Shestani.

Pjestari dinjitoz i nje familje qe i ka dhene shume notit shkodran dhe atij shqiptar, ai ka lene gjurme me aktivizimin e tij per rreth 11 vite duke perfaqesuar klubin Vllaznia ne te gjitha aktivitetet kombetare.

Tefa ka lindur me 26 dhjetor 1938 dhe me notin do te lidhej qe ne moshe shume te vogel sepse familja e tij jetonte ne Shiroke dhe padyshim lidhja me Liqenin do te ishte shume e ngushte. Kujtojme qe perpos tij me not eshte marre edhe e motra- Anjeza, si dhe vellezerit Marku, Zefi, Rroku dhe nipi Moisi.

Tefa është marrë në vitet 1955-1966. Gjatë këtyre viteve ka thyer 8 rekorde kombëtare dhe ka dalë 7 vite rradhazi kampion, pas vitit 1958 kur dhe fillon kulmi i karrierës së tij. Garat e preferuara kanë qenë ato 100 dhe 200 me shpinë.

Ka marrë pjesë edhe në stafetë 4 x100 me me ekipin e Vllaznisë ku ka dalë kampion për disa vite. është marrë edhe me vaterpol, kanotazh dhe gjyqtar noti. Në disa raste, stafetën e përzier 4 x100 m të përzier, Vllaznia është përfaqësuar me katër vëllezërit Shestani ku kanë arritur të zënë disa vende nderi.

Ndarja e Tefë Shestanit nga jeta natyrisht qe eshte nje humbje e madhe jo vetem per familjen e tij, por edhe per gjithe komunitetin e notit shkodran dhe shqiptar. Gazeta “Shkodra Sport” i shpreh ngushellimet me te sinqerta familjes se tij per humbjen e njeriut te saj. I perjetshem qofte kujtimi i tij!
Gjergj KOLA