Nepermes nje statusi ne facebook te shkruar nga z. FILIP GURAZIU, ish-Kryetari i Bashkise se SHKODRES ne vitet e para te Demokracise dhe njeheresh Mjeshter i Madhe si basketbollist, u njohem me nje lajm te hidhur.

Pak dite me pare, saktesisht me 2 shtator, ne moshen 84 vjeçare eshte ndare nga jeta ne ne Modena te Italise Zef TOSKA. Shkodra, qyteti ku ai lindi dhe kaloi vitet e e para te rinise, e mban mend te riun simpatik, shtatelarte dhe shume altruist ne maredhaniet me qytetaret e te gjitha moshave ku ne biseda nuk i mungonte humori.

Zef Toska ka lindur në Shkodër më 30 prill të vitit 1938. Ai që të gjithë e njihnim si Zeka, e filloi karrieren sportive me Vllaznine duke u aktivizuar ne ekipin e pare qe ne moshen 20 vjeçare, duke luajtur deri ne vitin 1959.

Por eshte Studenti skuadra e volejbolisteve shkodrane ku luajne Xhelal Haxhi, Niko Peja e me pas Viktor Jubani, qe e mbane Zeken prane volejbolit dhe i hap rrugen drejt ekipit kombetar.

Endrra e pasioni i te riut te talentuar TOSKA nderpritet per arsye biografie. I bejne presion te divorcohet me bashkeshorten Elizabeta GURAZIU pasi i ati i saj ishte pushkatuar me grupin e intelektualeve ne ngjarjet e inskenuara te ambasades sovjetike ne shkurtin e vitit 1951. Por Zefi pranon largimin nga sporti.

Dhe ate pasion qe kishte per volejbolin e tregoi me shume perkushtim ne profesionin e tij si gjeolog duke shkelur Alpet e Shqiperise nga Kukesi, Puka, Tamara e VERMOSHI.

Nga e gjithe puna e tij e sukseseshme ne zbulimin e mineraleve e bazike veçohet harta e rivelimeve te mineraleve ne shkallen 1:10000 si dhe studimi prej 1200 faqesh per boksitet e arshivuar ne Arkivin Sektorit te Gjeologjise.

Sapo Zeka filloi punen ne drejtorine e gjeologjise ne Shkoder, afrohet menjehere prane Vllaznise, tashme ne rolin e trajnerit nga viti 1971-73. Eshte njekohesisht dhe nje prind i i perkushtuar ne edukimin dhe shkollimin e dy vajzave te tij, Çiljta dhe Fausta, te cilat behen shpejt qe ne moshen 15 vjeçare te njohura si e ardhmja e volejbollit shkodran per femra.

Çiljeta (Eta) luajti pese vjet me Vllaznine 1978-53 si shutere e suksesshme, ndersa Fausta ka nje prezantim me te gjate dhe shume te suksesshem ku spikat loja e saj plot rendiment ne rrjete si shutere qe fal kercyeshmerise se larte eshte e veshtire te bllokohet. Trajneri Mark Grimci e prezanton shpejt ne ekipin kombetar te volejbollit.

Me emigrimin familjarisht ne Itali, Zefi ka nje tjeter enderr per te realizuar me volejbollin. Mbesat e tij Izabela e Sissi, sot te diplomuara ne arkitekture e ekonomi, kane luajtur volejboll deri ne kombetaret e te rejave te Italise.

Jane kujtime te paharruara ato vite, kur kalonim ore zbavitese ne pallatin e sportit te qytetit tone verior dhe me pas diskutime per fitoret apo humbjet e Vllaznise ku shpesh here une i shfrytezoja dhe ne komentet qe beja ne Radio Shkodra apo ne Gazeten “Sporti Popullor”.

Ngushellime familjes TOSKA. U prefsh ne paqe Zef! Kujtimet qe le ne shoqerine e punes tende dhe ate sportive jane te pashlyeshme
NAMIK MEHMETI
FIRENZE 27.09.2022