Pas 4 javesh kampionat te “Abissnet Superiore”, me ne fund vjen momenti per arbitrat shkodrane ne fushe. Ka ndodhur pikerisht ne ndeshjen e sotme ne mes Kukesit dhe Tiranes ku kryesor ne fushe ishte arbitri i kolegjiumit te Shkodres Indrit Myrtja.
Bashke me te, ka qene ne kete ndeshje edhe arbitri tjeter shkodran Ditmir Grimci. Ndeshja ka shkuar pergjithesisht mire per Myrtjen sepse nuk ka patur asnje moment te diskutueshem dhe kjo padyshim qe eshte shume e rendesishme edhe per vazhdimesine e tij ne kampionat, duke shpresuar shume qe “dizenjatoret” t’i japin me shume besim.
Myrtja ne javen e pare e ka patur krejtesisht pushim sepse nuk ka qene i angazhuar ne asnjeren prej ndeshjeve te saj. Ne te dyten nderkohe eshte caktuar ne sistemin VAR ne ndeshjen Kukesi- Egnatia (0-4).
Ne javen e trete nderkohe ka qene arbiter i katert ne ndeshjen Laçi- Teuta (6-1) dhe sot i erdhi rradha per te qene arbiter kryesor pikerisht ne ndeshjen Kukesi- Tirana (1-2)./SHKODRA-SPORT.COM/