Inter ka nisur zyrtarisht kontaktet me futbollistin e përfaqësues Elseid Hysaj. Zikaltrit kërkojnë të afrojnë mbrojtësin kuqezi në radhët e tyre për të pasur një alternativë më shumë në krahun e majtë që aktualisht mbulohet nga Asamoah. 

Hysaj është alternativa më e arsyeshme për Inter deri në këto momente duke marrë parasysh çmimin e futbollistit por edhe për faktin se 25-vjecari përshtatet mjaft mirë në të dy krahët e mbrojtjes. Italianët synojnë gjithashtu mbrojtësit Darmian, Danilo apo Trippier nga skuadra e Tottenham.

nga A2 CNN