Pas shume muajsh pushim, çiklistet shqiptare me ne fund kane zbritur ne rruge duke zhvilluar te parin aktivitet per vitin 2020, pikerisht trofeun “Korça”.

Nje aktivitet dyditor qe eshte dominuar nga çiklistet e Vllaznise te cilet bene nje performance shume te mire duke dominuar ne garat e te rriturve por edhe te paraterinjve.

Trajneri Leonat Kola ne nje prononcim per “Shkodra Sport” pas perfundimit te aktivitetit ku Vllaznia u vleresua si ekipi me i mire, eshte shprehur:

“Ka qene e veshtire te ruajme ritmin e sportisteve gjate kesaj periudhe te pandemise. Megjithate u kam dhene sportisteve nje plan stervitor individual dhe ata kane bere me te miren nderkohe qe ne periudhen e fundit kemi rritur intensitetin e stervitjes dhe ne garen e Korçes, ekipi tregoi vlera duke dominuar mbi te tjeret.

Une dua te falenderoj te gjithe sportistet te cilet bene nje performance shume te mire dhe ne veçanti Besmir Banushin i cili e kishte garen e pare me ekipin e Vllaznise, por me pervojen e tij te madhe ne kete sport, ishte nje vlere e shtuar per Vllaznine.

Tani duhet te fokusohemi tek garat e ardhshme dhe jam i bindur se sukseset tona do te vazhdojne e kjo vjen ngaqe tek Vllaznia punohet ne menyre sistematike gjate gjithe vitit”.

Paraqitja e Bruno Koles, Besmir Banushit, Gjergj Zefit dhe Marçelo Koles me te rriturit si dhe ajo e Servet Kastratit, Mateo Balajt dhe Segest Metit me paraterinjte ka qene e shkelqyer dhe per rrjedhoje i gjithe podium ne te dy ditet e garave ka qene i veshur kuqeblu.
www.shkodrasport.com