Dy fitoret e fundit, ndaj Kastriotit dhe La1#it, kane rritur entuziasmin tek Vllaznia. Ky eshte nje faktor shume pozitiv dhe padyshim qe duhet shfrytezuar per te marre nje rezultat pozitiv edhe ne ndeshjen e rradhes me Teuten.

Drejtori teknik i Akademise Vllaznia Alban Neziri, ne nje prononcim te dhene per “Shkodra Sport” eshte shprehur se kuqeblute duhet te shfrytezojne ne maksimum edhe mini- krizen qe po kalon ekipi i Teutes.

“Nuk kemi fat me te mire sesa kete here per te mundur Teuten. Ne jemi ne kulmin tone besoj, ndersa kundershtari po kalon nje mini- krize. Ky eshte rasti me i mire qe Vllaznia te marre trepikeshin sepse pas Teutes kemi dy ndeshje brenda ne Shkoder me Partizanin e Skenderbeun.

Nese i fitojme keto ndeshje, me siguri qe do ta mbyllim dhjetorin ne menyren e duhur. Jam i bindur se drejtuesit do te bejne edhe blerje te mira ne janar, per te synuar fitimin e titullit kampion.

Prandaj e thashe qe sfida me Teuten duhet vleresuar maksimalisht sepse eshte shume e rendesishme. Drejtuesit kane marre masat e duhura ta grumbullojne skuadren dy dite ne Durres per t’i krijuar kushte sa me te mira stervitore ne kete pragndeshje”- eshte shprehur Neziri./SHKODRA-SPORT.COM/