Nje gol i sulmuesi brazilian Trianoski i ka dhene barazimin 1-1 Murlanit ne ndeshjen e luajtur ne Elbasan ndaj skuadres vendase, ndeshje kjo e vlefshme per javen e 9=te te Kategorise se dyte te futbollit shqiptar.

Pas nje pjese te barabarte pa gola, ne fillimin e se dytes ka qene sulmuesi Erjon Mustafaj qe ka zhbllokuar rezultatin duke derguar topin ne rrjeten e portes se mbrojtur nga Selimaj dhe ka kaluar ne avantazh Elbasanin.

U mendua se ky gol do t’i ndihmonte vendasit per te siguruar fitoren, por nuk do te ndodhte keshtu. Ne minuten e 72-te ka qene sulmuesi brazilian i Murlanit Edson Junior Trianoski i cili ka shenuar dhe ka barazuar rezultatin.

Ne minutat e mbetura deri ne fund, pavaresisht perpjekjeve te te dy ekipeve, nuk ka patur gol tjeter dhe i gjithe takimi eshte mbyllur ne shifrat e barabarta 1-1 dhe Elbasani e Murlani kane ndare nga nje pike.

Me kete barazim, Elbasani eshte ngjitur ne kuoten e 14 pikeve dhe mban vendin e gjashte ne renditje, nderkohe qe Murlani ka nje pike me pak dhe eshte i pozicionuar ne vendin e shtate.

Trajneri Xhahysa e ka nisur ndeshjen me kete formacion: Selimaj, Hyseni, Noronha, Pepaj, Sekja, Dodani, Pali, Shema, Stafa, Lekaj dhe Trianoski. Jane aktivizuar edhe Kraja, Hasa, Suka e Temja./SHKODRA-SPORT.COM/