Nuk është sekret që Real Madridi e mban një sy nga Kylian Mbappe. Ylli francez ishte madje afër nënshkrimit me “Los Blancos” verën e kaluar, por transferimi ra poshtë “in extremis”.

Me PSG që dështoi sërish në Champions League, mund të ketë disa largime të rëndësishme në qershor. Ndërsa Lionel Messi dhe Neymar Jr janë afër largimit, zërat për transferimin e Mbappe te Real Madridi kishin dalë përsëri në sipërfaqe.

Raportet në fillim të këtij muaji thanë se Merengues synonin të nënshkruanin me Jude Bellingham, Alphonso Davies dhe Mbappe në të njëjtën “dritare” transferimesh.

Francezi foli së fundi për të ardhmen e tij me rastin e çmimeve të UNFP-së dhe adresoi thashethemet që e lidhin atë me një largim nga PSG. Pa asnjë hezitim, Mbappe u zotua për besnikërinë e tij ndaj klubit francez edhe sezonin e ardhshëm.

“Jam i kënaqur me vendimin që mora vitin e kaluar. Kontrata ime ka edhe një vit, pra do të jem këtu (te PSG) sezonin e ardhshëm”, – tha ai, sipas “L’Equipe”.

Mbappe u pyet drejtpërdrejt mbi interesin e Real Madridit për nënshkrimin e tij. I riu nuk dha asnjë indicie për këtë temë: “Unë jam këtu për të folur për trofeun, asgjë më shumë”.

Në 33 ndeshje të Ligue 1 këtë sezon, sulmuesi francez ka shënuar 28 gola dhe ka dhënë 5 asiste. Më tej, ai ka mesatarisht 1.6 pasime kyçe për ndeshje dhe ka krijuar 16 raste të mëdha.

Ndërsa Mbappe mund të qëndrojë te PSG për sezonin e ardhshëm, kontrata e tij me klubin skadon në vitin 2024. Mendohet se ai nuk është i gatshëm ta aktivizojë klauzolën e zgjatjes automatike 1-vjeçare të marrëveshjes së tij. Si e tillë, Real Madridi mund të nënshkruajë me të falas, në verën e vitit të ardhshëm./telesport/