HomeKRYESOREInteri përgatitet për “pazar”, 20 milionë euro për Sensin. “Sakrifikon” një lojtar...

Interi përgatitet për “pazar”, 20 milionë euro për Sensin. “Sakrifikon” një lojtar zikaltër për Tonalin

Interi do të blejë për 20 milionë euro Stefano Sensin dhe pritet të sakrifikojë Raxha Naingolanin.

Sipas gazetarit italian Fabricio Romano, zikaltërit do të sigurojnë futbollistin e Sasuolos, i cili luan i huazuar këtë sezon te ta. Pavarësisht se ka pësuar 5 dëmtime këtë edicion, drejtuesit e Interit janë të gatshëm t’i besojnë plotësiht 24-vjeçarit.

Ndërkohë, për të siguruar mesfushorin e Breshas Stefano Tonali, Interi po mendon të shesë lojtarin e tij Raxha Naingolan në mënyrë që të sigurojë një pjesë të parave për të blerë talentin italian.

Futbollisti belg, i cili aktivizohet te Kaljari ka shumë pak mundësi të jetë titullar në skuadrën e Antonio Kontes dhe zgjidhja më e mirë për të do të ishte të “merrte valixhet”.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments