Interi do të blejë për 20 milionë euro Stefano Sensin dhe pritet të sakrifikojë Raxha Naingolanin.

Sipas gazetarit italian Fabricio Romano, zikaltërit do të sigurojnë futbollistin e Sasuolos, i cili luan i huazuar këtë sezon te ta. Pavarësisht se ka pësuar 5 dëmtime këtë edicion, drejtuesit e Interit janë të gatshëm t’i besojnë plotësiht 24-vjeçarit.

Ndërkohë, për të siguruar mesfushorin e Breshas Stefano Tonali, Interi po mendon të shesë lojtarin e tij Raxha Naingolan në mënyrë që të sigurojë një pjesë të parave për të blerë talentin italian.

Futbollisti belg, i cili aktivizohet te Kaljari ka shumë pak mundësi të jetë titullar në skuadrën e Antonio Kontes dhe zgjidhja më e mirë për të do të ishte të “merrte valixhet”.