“Air Albania” është një nga ekipet kryesore të kampionatit 5×5 që po zhvillohet në mbarë Shqipërinë, por edhe në Shkodër. Kapiteni i këtij ekipi, Admir Mehja përpara sfidës që do kenë sonte me MFC Panthers flet për “Shkodra Sport” duke premtuar për fitore të skuadrës së tij.


– Ndeshja e rradhës sonte. Pas 2 fitoreve, pritet e 3-ta?

Sigurisht, duke parë kontigjentin që kemi me lojtarë cilësorë. Padiskutim që synimi i vetëm është fitorja.


– Përballë do keni MFC Panthers, kundërshtarin më të fortë. Mund t’iu shkaktojnë probleme?

I kemi vlerësuar gjithë kundështarët e patjetër vlerësojmë edhe Panthers. Por, në fund fitorja do na buzëqeshë sërish neve.


– Kë keni frikë nga ekipi kundërshtar?

Fjala frikë nuk ekziston tek ekipi ynë. Kjo pasi duke parë kualitetet që kemi dhe nuk kemi frikë askënd. Përkundrazi të tjerët duhet të na kenë ne frikë?


– Do jetë Air Albania fitues i kampionatit në mbarë Shqipërinë?

Ekipi ynë është krijuar për të qenë fitues. Madje me këtë rast dua të falenderoj edhe presidentin e ekipit, Akil Isufi. Që ka krijuar një skuadër shumë cilësore e mbi të gjitha me miq të mirë.


– Dhe në fund sa gola dhe kush do i shënojë sot?

Duke qenë se është “klasikja” e kësaj jave besoj se do jetë një ndeshje shumë e bukur për tu parë. Nuk ka rëndësi kush shënon golat, por fitorja që do jetë sërish e Air Albania.
Intervistoi: Endri ÇINARI