Për shumë të rinj futbolli nis si një ëndërr ku disa e lënë në sirtar e disa të tjerë punojnë fort që të arrijnë ta kthejnë në realitet. Një prej këtyre të rinjve të pasionuar pas futbollit është edhe 17- vjeçari Enes Jahaj i cili vazhdon të punojë me dëshirë e vullnet për plotësimin e kësaj ëndrre.

Jahaj ka filluar ta ushtrojë pasionin e tij me ekipet e moshavete “The Door” pastaj u zhvendos tek “Vllaznia U17” ndërsa tani luan tek AAS. Për këtë e më shumë Enesi është shprehur për intervistën e realizuar për “Shkodra Sport”.

– Si lindi dëshira për t’u marrë me futboll?

Jeni frymëzuar nga dikush apo ishte kjo ëndrra juaj?

– Isha duke parë finalen e Champions Leaguemes Barcelonës dhe Manchester United ne vitin 2009. Pavarësisht se nuk i njihja lojtarët sepse isha shumë i vogël, aty lindi tek unë ajo dëshira e parë në lidhje me futbollin. Pastaj më vonë u frymëzova edhe nga lojtari i kombëtares gjermane Philip Lahm dhe gjithmonë jam munduar ta bazoj lojën time tek ai.

– Kush ka qenë mbështetja juaj më e madhe?

Familja ka qenë gjithmonë e para që më ka mbështetur e veçanëriaht babi që më dha kurajotë mos dorëzohem asnjëherë derisa ta bëj realitet ëndrrën time.

-Si është dita juaj, sa orë i kushtoni stervitjes?

Zgjohem në oren 07:00. Filloj te stervitem nga ora 08:00 deri në orën 10:00. Shkoj në shkollë nga ora 11:00 deri në oren 14:00. Në oren 16:00 shkoj sërish në stervitje deri në oren 18:00 pastaj kthehem në shtëpi te familja.

– Më parë keni luajtur në ekipin e Vllaznisë tek U17 ndërsa tani luani tek AAS.Akademia, pse erdhi kjo zhvendosje?

Para se të kaloja tek U19 te ekipi i Vllaznisë unë vendosa që të zhvendosem tek AAS.Akademi për shkak të një dëmtimi në kavilje por edhe që të isha më aktiv në fushë e jo vetëm si zëvendësues në stol. Tek AAS.Akademi luaj plot 90 minuta lojë.

– Sa ka ndryshuar formimi juaj që kur keni kaluar tek AAS.Akademia dhe vështirësitë që keni hasur?

Formimi im ndryshon çdo vit sepse duke u rritur mosha rritet edhe presioni e impenjimi. Fatmirësisht unë u përshtata menjëherë me shokët e ekipit dhe nuk hasa shumë vështirësi.

-Si sillen trajnerët me ju sportistët?

Trajnerët sillen shumë mirë me ne. Ato mundohen që ne të jemi të lidhur sa më shumë në lojë me njëri-tjetrin që të mund të përformojmë sa më kënaqshëm.

– Cili ka qenë momenti më i bukur dhe ai mëpak i bukur deri tani në futboll?

Kam plot momente të bukura në futboll por mund të veçoj finalen e U13 si momentin më të bukur deri tani ndërsa momenti më i keq ka qenë humbja në finalen e moshës U17.

– Cili është futbollisti juaj I preferuar? Po ekipi?

Futbollisti im I preferuar është Ferland Mendy ku dhe luan tek ekipi im I preferuar, Real Madrid.

– Ku e shihni veten në të ardhmen?

Ashtu si dëshira e çdo lojatari të ri, edhe unë kam dëshirë që në të ardhmen të jem pjesë e kombëtares.
Intervistoi: Dajana GEGAJ