Fillimi i kampionatit per te dhe per Basanian ka qene me i miri i mundshem. Tre ndeshje, tre fitore dhe kater gola te shenuar prej tij, çka e bejne Albert Milen golashenuesin me te mire te kampionatit te kategorise se trete deri tani.

Vete ai duket i lumtur per kete start, me se shumti per ate te ekipit me te cilin luan i cili ne kete sezon duket se ka qellime shume ambicioze dhe sulmuesi 24 vjeçar shkodran premton te beje me te miren per ta ndihmuar ne arritjen e ketij objektivi.

Albert Mila ka pranuar te flase per gazeten “Shkodra Sport” per kete start te shkelqyer dhe planet e tij per te ardhmen. Per me teper lexoni intervisten e tij dhene per gazeten tone:

– Mila, nje start i shkelqyer i juaji dhe i Basanias. Tre fitore per ekipin ne tre ndeshje, nderkohe qe ju keni shenuar 4 gola. Besoj se je i kenaqur me kete nisje te kampionatit?

Po, sigurisht qe jam i kenaqur per golat e shenuar, por me se shumti per jam i kenaqur qe keto gola kontribuan ne te tre fitoret qe ka arritur ekipi ne keto ndeshje te para te kampionatit.

– E kishe menduar nje start te tille tendin?

Te them te drejten e kam menduar sepse jam stervitur mire. Njekohesisht duke pare edhe individet e tjere qe jane pjese e grupit dhe qe me ndihmojne ne performancen time.

– Çfare ka ndryshuar te Basania ne krahasim me sezonin e kaluar?

Ka ndryshuar gati gjithçka, po faktori kryesori mendoj se eshte qe kete vit jemi te fokusuar maksimalisht per t’u ngjitur nje kategori me lart.

– Ne aspektin personal, ke nje objektiv sa gola do te shenosh?

Objektivi i pare ka qen vetem te fitoje ekipi, por tani rruges me duket se me duhet ta shoj edhe kete synimin e golashenuesit me te mire te kampionatit.

– Meqenese e njeh kete kategori, sa shanse ka qe Basania sivjet te ngjitet nje kategori me lart?

E besoj une edhe çdo invidid qe eshte pjese e Basanias kete vit se kemi shume shanse per t’u ngjitur ne kategorine e dyte. Por me se shumti kete gje e beson edhe stafi qe kontribuon çdo dite tek skuadra.


– Fokusi tek ndeshja e rradhes me Prestige?

Natyrisht qe nuk duhet te shohim larg, por te fokusohemi tek ndeshja e rradhes, ajo qe do te luajme kete fundjave ndaj ekipit Prestige. Ne fakt kete ekip e njoh qe nga kampionati 9×9 ku kam luajtur thuajse ndaj te gjithe pjestareve te kesaj skuadre dhe mund te them se kane nje ekip shume te forte, por ne kemi favor fushen tone dhe padyshim qe do te synojme vetem fitoren.
Intervistoi: Gjergj KOLA