Tek Vllaznia sivjet kane ardhur shume lojtare, kryesisht joshkodrane e kjo ka bere qe syte e tifozeve te jene te perqendruar edhe tek nje futbollist 21 vjeçar nga Shkodra, i cili premton shume per te ardhmen.

E kemi fjalen per Mehdi Çoben, sulmuesin e kuqebluve i cili e ka nisur mbare karrieren me kete skuader dhe natyrisht qe deshiron te kete shume suksese me te.

Ne nje prononcim per “Shkodra Sport” ai eshte se është mëse krenar për arritjet e tij te deritanishme si pjesëtar i kësaj skuadre. Ai njihet ndryshe si një ndër golshënuesit më të mirë të kampionatit te 21 vjeçareve te sezonit te kaluar. Por per t’u njohur me shume me kete lojtar, lexoni intervisten e zhvilluar sot me te nga gazetarja Armela Mashku:


– Mehdi si lindi dëshira juaj për t’u marr me sport?

Gjyshi im i ndjerë është marrë me sport dhe pasioni për sportin ka filluar që në vogëli. Gjithçka kam arritur, ia dedikoj gjyshit tim, sepse jam këtu falë tij dhe gjithashtu familjes sime.


Cila është nje ndër arritjet tuaja më të mëdha deri tani në fushën e sportit?

Ndër arritjet më të mëdha të bëra deri tani në fushën e sportit është debutimi me ekipin e pare Vllaznisë si dhe grumbullimi me ekipin kombëtar U21.

E shikoni sportin si primar në të ardhmen tuaj?

Po, sportin e shikoj si e ardhmja ime dhe si primar në jetën time. Sporti më plotëson një pjesë të jetës dhe ndihem mirë. Shpenzoj shumë kohë duke u marrë me sport dhe kjo vetëm për një të ardhme më të suksesshme në këtë fushë.


Çfarë është ajo që ju bën të ndiheni krenar si sportist?

Arritjet e mia deri këtu më bëjnë të ndihem krenar, puna gjithashtu dhe sakrifica për të arritur deri këtu ku jam sot dhe puna për të arritur më shumë në të ardhmen. Sepse me punë dhe besim arrihet çdo gjë.


Si ka ecuria juaj këto dy vite si futbollist i Vllaznisë?

Këto dy vite si sportist i Vllaznisë kane ecur mirë. Po punoj për më të mirën time çdo ditë, sepse çdo arritje e bërë këto kohë në fushën e sportit më ka bërë të besoj që unë mund t’ia dal dhe të arrij të bëj më të mirën.
Intervistoi: Armela MASHKU