Ndërthurja e VAR në futboll ka bërë të mundur që të korrigjohen disa gabime të dukshme e në disa raste, edhe ato që janë më të vështira e duan interpretim, për të evituar shumë padrejtësi e polemika pas sfidave. Por ish-asistenti Ermal Barushi, tashmë drejtues i Dinamos, ka treguar se nuk kishte qenë por-VAR në krijimet e tij.

Duke e njohur mirë botën e arbitrimit pasi ka qenë për shumë vite pjesë e saj, ai insistoi se për sa kohë që të kishte njerëz që operonin VAR, do të kishte gabime.

“Unë kam qenë kundër VAR që në fillim, që kur ka nisur në përgjithësi, se ndalon lojën, ka vonesa. Por në kampionatin tonë ndihmon futbollin dhe është investim se ia vlen për kampionatin. Investimi ia vlen, i vetmi problem është a mund të arrijmë të mbajmë këtë standard.

Rregullorja e futbollit është bërë nga një njeri, ai që arbitron është një njeri që merr vendimin vetë. VAR drejtohet nga njerëz ndaj në përgjithësi do të ketë gabime”, tha Barushi në RTSH.