Mbyllja e eliminatore te Europianit me nje barazim 0-0 ndaj Ishujve Faroe, barazim i cili ka lene nje shije te keqe tek te gjithe tifozet e kombetares shqiptare. Njeri prej tyre, ish- deputeti Myslim Murrizi duke folur ne “Procesi Sportiv” ne lidhje me kete ndeshje, por edhe kualifikimin e kuqezinjve ne europian, eshte shprehur:
“Per here te pare ne grup nuk kemi patur asnje ekip perendimor, si Gjermania, Italia, Anglia, Franca, Spanja, Belgjika, Hollanda etj, por kemi qene ne nje grup kooperativistesh. Çeki, Moldavi, Poloni dhe ia dolem te jemi te paret dhe te shkojme ne Europian.
Te gjithe po vleresojne Silvinjon, por per mua akoma nuk e ka arritur De Biazin. Ky i fundit ka qene me i afeksionuar me shqiptaret. Tashme Silvinjon i duhet te ruaje ate paraqitje qe beri Shqiperia e De Biazit ne Europianin e kaluar, ku edhe Franca na ka mundur ne minuten e 87-te.
Ne dy ndeshjet e fundit ne grup, me duket se na hyri vetja ne qejf. Nuk fituam dot as ndaj Ishujve Faroe qe jane sa 1/4 e Lushnjes per nga popullsia. 52 mije veta qe jane Ishujt Faroe, gjysma jane police, gjysma parukiere. Disa bejne rripa ore dhe ata sigurisht qe nuk duhet te na marrin as barazimin, por ja qe ndodhi.
Megjithate une shpresoj qe ne Europian keta futbolliste te bejne mire, ne rradhe te pare per Shqiperine por edhe per veten sepse secilit prej tyre do t’i dyfishohet vlera ne treg”- eshte shprehur Murrizi./SHKODRA-SPORT.COM/