Akile Ndreca, talenti lezhjan ka disa muaj që luan me skuadrën e Montebelluna në Seria D në Itali. Ndreca pasi është pajisur me dokumentacionin edhe në Seria D është një lojtar i spikatur, duke realizuar edhe gola të rëndësishëm për skuadrën nw shtetin fqinj.

Talenti që la Vllazninë për shkak se nuk i jepnin hapësira drejtuesit ka pasur mundësi edhe për lëvizje në skuadra të tjera profesionistë në ligat italiane, por edhe në Europë, në liga të njohura. Menaxherët e tij janë duke punuar, ndërsa 19-vjeçari në një intervistë për “Vipsport”, tregon për projektet që ka në të ardhmen….


-Ndreca çfarë po ndodh në Itali?

Unë jam në zonën e Venetos, jemi shumë më mirë se Lombardia. Por, masat janë shumë të forta edhe këtu. Shkojmë edhe në markete, por me maska e doreza për t’u ruajtur.

-Po me stërvitjen si jeni?

Personalisht në zonën ku ndodhem bëj vrapime në park dhe me distancë sigurisht. Dalim por qëndrojmë 2 metra larg nga personat e tjerë. E rëndësishme është që kemi marrë pak frymëmarrje…

-Po stërvitjet kur fillojnë?

Asgjë për momentin, presim datën 18 për të mësuar se si do të vijojmë, do të fillojmë fillimisht në mënyrë individuale, apo do të bëjmë me grupe. Për hapjen e garës ende nuk na kanë thënë asgjë, ka diskutime të shumta, por asgjë konkrete deri më tani dhe kjo bëhet për të pasur masa sa më të mira, në mënyrë që të mos ketë më probleme, sepse Italia është një shtet strikt kur bëhet fjalë për situata të atilla.

– Po mund të shkojë deri në mbyllje?

Po është disktuar që mund të ketë edhe mbyllje, sidomos nga Seria B e deri te ligat e ulëta e ndoshta dhe moshat. Jemi në pritje, ne shpresojmë që të fillojë, në mënyrë që t’i kthehemi jetës edhe për një anë psikologjike më të mirë, sepse dihet si është përejtuar në Itali. Por, në dorë të Zotiti, ishallah bëhet më mirë për çdo gjë…jo thjesht futbollin!

-Duke qenë se ky vit ishte eksperienca e parë jashtë Shqipërisë, si e shihni të ardhmen tuaj, apo është ende herët për të folur?

Po nuk e di, për momentin dëshira është e madhe nga unë, por edhe nga dy menaxherët e mi, por asgjë nuk është në dorën tonë, sepse varet nga situata, nga hapja e kufijve dhe nga rifillimi i garës. Të shohim si do të shkojë situata. Po më ndihmon shumë edhe presidenti i Akademisë së Shënkollit, z. Kristian Gjidodaj, që në fuboll për mua është si një prind. Mund të kem dy variante që të lëviz jashtë vendit, por edhe në Itali. Jam në pritje. Bëhet fjalë për liga dhe kampionatet profesionistë.


-Po në Shqipëri e keni menduar rikthimin?

Unë iu uroj shqiptarëve që të kalojnë sa më mirë këtë periudhë të vështirë, mos të ketë të prekur dhe të dalim me sukses. Kam nisur një karrierë dhe nuk ka për momentin kthim pas për mua…/vipsport/