Qendërmbrojtësi shkodran Armenis Kukaj ka firmosur në Kosovë, me ekipin e A&N për të nisur një aventurë të re.
Skuadra kosovare ka firmosur me Kukajn me idenë që ai do të jetë një ndihmesë e madhe për fazën mbrojtëse.

Në fakt, përformancat e tij dhe përvoja me ekipe të ndryshme, e kanë dëshmuar këtë edhe në të kaluarën. Edicionin e fundit, Kukaj ishte pjesë e Besës, teksa në të kaluarën ka luajtur edhe për fanellën e Vllaznisë, Luftëtarit dhe Bylisit.
Tashmë, me interes mbetet për t’u parë kjo aventurë e re e mbrojtësit shkodran, Armenis Kukaj, tek ekipi i A&N në Ligën e Parë të Kosovës.
Maringlen ZHIVANI