Pa shume zhurme dhe pa ndonje publicitet te madh, nje nga menaxheret e njohur te futbollit ne Europe, Erkan Sulejmani, diten e djeshme ka bere nje tjeter transferte te rendesishme. Ish- sulmuesi i Vllaznise vite me pare ka arritur te transferoje futbollistin Nuno Tavares nga Arsenal tek Marseille.
Ne fakt kemi te bejme me nje huazim nga ana e ketyre dy klubeve dhe padyshim qe menaxheri Sulejmani ka nje merite shume te madhe ne bindjen e te dy klubeve. Kemi te bejme me nje mbrojtes te majte i cili eshte vetem 22 vjeç.
Ai erdhi veren e vitit te kaluar tek Arsenal pikerisht nga Benfika dhe me londinezet ne sezonin e fundit ka bere 28 paraqitje ne te gjitha kompeticionet duke shenuar edhe nje gol dhe duke dhene dy asiste.
Tavares tek Marseille pritet te gjeje me shume hapesira dhe drejtuesit e ketij klubi i kane bere jehone ketij transferimi duke falenderuar edhe menaxherin Erkan Sulejmani qe e beri te mundur ate. Ish- futbollisti i Vllaznise njihet shume mire per maredheniet e mira qe ka krijuar me klubet angleze, franceze dhe jo vetem, duke transferuar ne çdo periudhe merkatoje shume lojtare.
Keshtu ka bere edhe sivjet teksa perpos Tavares, ka realizuar edhe transferta te tjera nderkohe qe shume shpejt do te konkretizoje edhe te tjera goditje me lojtare shume te rendesishem. Ky eshte nje tregues shume i mire qe Erkan Sulejmani eshte nje menaxher qe preferohet shume nga klubet per te bashkepunuar me to, por edhe me lojtaret qe kane krijuar shume besim ne aftesite e tij menaxhuese./SHKODRA-SPORT.COM/