Para çdo ndeshje te pare te kampionatit zhvillohet ceremonia tradicionale e shkelmimit te topit te pare nga nje veteran futbolli. Nje veprim qe eshte kthyer ne nje ritual te pervitshem ne futbollin shqiptar dhe per rrjedhoje eshte aplikuar gjithnje edhe nga Vllaznia.

Per kete arsye, nga sa mesohet drejtuesit e klubit kane marre masat qe edhe neser te zhvillohet nje ceremoni e tille simbolike perpara fillimit te ndeshjes ndaj Laçit.

Po kush eshte veterani i perzgjedhur kete here nga Vllaznia per te bere shkelmimin e topit te pare te kampionatit? Burime prane klubit shkodran bejne te ditur se kete here eshte perzgjedhur Çlirim Basha, ish- mbrojtesi i Vllaznise dhe i kombetares shqiptare.

Basha prej vitesh jeton ne Gjermani por keto dite ndodhet ne Shkoder dhe prandaj eshte shfrytezuar kjo mundesi per t’ia bere atij nje nderim te tille. Padyshim duke shpresuar qe Çlirimi ta kete kemben e mbare per Vllaznine.
www.shkodrasport.com