Ka luajtur te Vllaznia per nje sezon e gjysem dhe eshte larguar per here te fundit prej saj para dy vitesh. Por qe atehere, sulmuesi brazilian Silvio Rodrigues Pereira Junior i ka nderruar edhe 5 ekipe te tjera. Atij duket se i pelqen shume te provoje aventura te reja dhe ne vende te ndryshme.
Pak dite me pare ai ka firmosur me ekipin nga Indonesia, Persebaya. 28 vjeçari ne kete menyre do te provoje te tregoje vlerat e tij edhe ne kete vend teksa perpos vendlindjes se tij ne Brazil, e ka bere edhe ne Ukraine, Shqiperi, Sllavaki, Azerbajxhan dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
Tek Vllaznia ka luajtur fillimisht ne sezonin 2018-2019 kur ajo ishte ne kategorine e pare dhe me lojen dhe golat e tij e ndihmoi te ngjitej ne Superlige. U largua me pas ne Sllovaki per 6 muaj, per t’u rikthyer serish ne Shkoder.
Luajti edhe ne gjysmen e dyte te sezonit 2019-2020 dhe qe atehere ka marre rruget e botes duke shijuar eksperienca te reja teksa tashme do ta beje kete gje ne Indonezi, por pa harruar nje fakt: Statistikat me te mira i ka ne Shqiperi!