Skuadra kukësiane po kalon një moment të mirë në kampionat dhe pas javës së gjashtë të kampionatit kryeson renditjen bashkë me Partizanin. Por drejtuesit e klubit po punojnë edhe në një drejtim tjetër, atë të kompletimit të stafit teknik.

Kështu, nga dita e sotme përkrah Armando Cungut do të jetë edhe një njohje e vjetër e shkodranëve, italiani Daniele Nervi. Ai pat punuar tek Vllaznia për një periudhë 10 mujorë në sezonin 2014-2015 në rolin e përgatitësit atletik.

Kemi të bëjmë me një person mjaft profesionist në profilin e tij, i diplomuar për këtë gjë dhe jo më kot. Pas largimit nga Shqipëria, pat punuar për njëfarë periudhe në Bullgari megjithatë dëshira e tij ka qenë për të ardhur sërish në vendin tonë.

Kjo gjë u pat tentuar edhe një sezon më parë teksa Armando Cungu pat shprehur dëshirën për ta patur në staf. Por nëse tek Vllaznia nuk e pat këtë mundësi, do ta ketë tek Kukësi.

Lajmin për nisjen e punës tek kjo skuadër e ka bërë të ditur vetë Nervi pak minuta më parë në faqen e tij në facebook ku shkruan: “Nis një aventurë të re në Shqipëri. KF Kukësi. Shkojmë përpara!