Sa shumë bujë, për pak futboll ! Në shqip do të thotë derbi. Dhe derbi Tirana-Partizani mbetet përralla më e besuar e kampionatit tonë, për të cilën duhet t’i falemi tifozerive për armiqësinë e ndezur dhe të dirigjuar me koreografi e me sharrje të tipit..alla derbi.

Aq e “bukur” kjo betejë , sa duket sikur na kalon poshtë këmbëve mediokriteti i lojës. Mjafton vetëm një gol, mjafton për të gjetur fituesin e derbit, dhe duket sikur shpirti ynë e ka marrë shpërblimin nga ndeshja e shenjtë e sezonit.

Dhe dorëzohemi paq, sikur nuk kemi fuqi për ta ndryshuar derbin në formë dhe në përmbajtje. Pale kur mendon se i dimë të gjitha ato që do të ndodhin , edhe fundin e ndeshjes, ku rolin e fituesit e qan Partizani, ngaqë Tiranës i shkon shumë roli i humbësit…

E dinim se e keqja më madhe e derbit kishte kalur me kohë dhe ditë më të bukura do të prisnim. Qoftë e harruar ajo ditë kur u guxua të luhej pa tifozë për shkak të një dënimi absurd, qoftë e shkuar ajo tjetra .. kur fikëm dritat për gati 1 orë për të ndezur qirinjtë,por, prapësepraspë, nuk qënkan ditët më të shënjuara për keq.

Pse ka edhe më keq se kaq? E keqja më e madhe se errësira dhe dënimet masive, qënka kur ia di fundin ndeshjes “mister”. Në gjithë botën e quajnë derbi edhe për arsyen tunduese se nuk dinë se cili do të fitojë.

Tek ne është ndryshe: nuk dimë çfarë parullash do të shpalosen, ama ajo që do të dalë nga fusha, ka kohë që dihet dhe nuk ndryshon…Kjo edhe për meritë të Tiranës! Sfidanti.al