U luajt ditën e sotme, sfida mes Gabalës dhe Neftçi Baku, e vlefshme për javën e 22-të të Premier Leagues-s azerbajxhanase.

Kjo përballje u mbyll në barazim 2-2, teksa protagonistë ishin 3 ishë të Superiores, dy prej të cilëve arritën të gjenin golin. Bëhet fjalë për Xhejsm Adenij dhe Jurgen Goxhën si dhe Bruno Telushin.

Adenij dhe Goxha tundën rrjetën për Gabalën në minutat 54 dhe 67-të, ndërkohë që Telushi u aktivizua titullar me kryesuesit e Neftçi Baku, teksa qëndroi në fushë 59 minuta, por pa arritur të lerë gjurmë