Tifozët italianë vazhdojnë të mendojnë se FIFA duhet t’i hapë derën të kaltërve në Botërorin 2022 nëse përjashton Ekuadorin për shkak të shkeljeve të konstatuara në kualifikueset e Amerikës së Jugut.

Por sipas presidentit të Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina, një mundësi e tillë nuk ekziston dhe kjo temë mund të cilësohet e mbyllur.

“Mundësia e ftesës nëse përjashtohet Ekuadori? Zero”, ishte mesazhi i qartë i Gravinës sot pas mbledhjes së Ekzekutivit të Organizatës që ai drejton.

“Europa ka 13 vende të lira dhe i ka të zëna, nëse lirohet një vend në Amerikën e Jugut, do të shkojë një kombëtare tjetër amerikano-jugore. Kemi kontaktuar me FIFA-n që të na jepte një moment qartësie, përgjigja ishte absolutisht negative.

Në Katar do t’u pëlqente të ishte edhe Italia? Edhe ne do të na pëlqente. Por këto janë rregullat dhe ne kemi dalë jashtë turneut se nuk e merituam”, theksoi ai.