Përfaqësuesja italiane e futbollit U17 po përgatitet për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror që fillon në Brazil në fundin e këtij muaji. Pjesë e saj do të jetë edhe një futbollist shqiptar, i cili vendosi që të ardhmen e tij ta shihte te Italia duke u larguar nga përfaqësuesja kuqezi ku ishte një titullar i paprekshëm.
Djaloshi me origjine nga Thethi Marko Molla, qe eshte edhe portieri i të rinjve të Bolonjës, një vit më parë ishte pjesë e grumbullimeve të përfaqësueses U17 të Shqipërisë. Ai luante rregullisht si titullar dhe mendohej se do të mbronte katërkëndorin e saj.
Por djaloshi u kontaktua nga Federata Italiane e cila e kishte monitoruar dhe ai nuk ngurroi t’i bashkohej Italisë vetëm pak ditë para ndeshjeve zyrtare të Shqipërisë në kualifikueset e Europianit.
Molla ka luajtur titullar me Italinë U17 në edicionin e fundit, duke arritur deri në finalen e Europianit të kësaj grupmoshe ku të kaltrit u mundën 4-2 nga Holanda. Gjithsesi, Italia siguroi pjesëmarrjen në Botëror dhe tani Molla pritet të jetë përsëri protagonist në këtë aktivitet, pasi emri i tij figuron në listën prej 21 futbollistësh të zgjedhur nga trajneri Carmine Nunziata për të udhëtuar drejt Brazilit.
Molla pritet te jete titullar edhe ne Boteror teksa ndeshjen e pare Italia do ta luaje me date 28 tetor por objektivi i saj padyshim qe eshte per te shkuar sa me larg ne kete kompeticion te rendesishem dhe portieri shkodran eshte i pergatitur per te bere me te mire ashtu si ne Europian.