Italia U17 po përgatitet që të luajë një ndeshje miqësore ndaj Spanjës U17, ku do të kenë mundësi të nisin edhe përgatitjet për kualifikueset e Europianit të ardhshëm, që luhen në muajin mars në datat 20 deri më 26 mars. Sot është bërë publike edhe lista me futbollistët e grumbulluar për këtë ndeshje dhe në sy bie prezenca e portierit shqiptar, shkodranit Marko Molla.

Gardiani shqiptar që aktivizohet me të rinjtë e Bolonjas, në të kaluarën e tij është grumbulluar edhe me U17 e Shqipërisë, ndërkohë që një skenë e paprecedentë ka ndodhur gjatë atij grumbullimi. Marko Molla ishte pjesë e kuqezinjve që atë kohë drejtoheshin nga Mustedanagiç dhe shihej si një nga titullarët për ndeshjet e radhës.

Por, gjithçka ndryshoi pak orë pas grumbullimit, pasi Italia arriti të bindte Mollën për të zgjedhur ‘Axurrët’, gjë e cila u kalua pa zhurmë nga Federata gjatë asaj kohe. Tashmë, Molla duket se e ka bërë zgjedhjen e tij dhe nxjerr edhe njëherë tjetër në pah, mungesën e seriozitetit nga menaxherët e moshave. /Erjon Allaraj-VipSport.al/

Lista me të grumbulluarit:

Portierë: Manuel Gasparini (Udinese), Marko Molla (Bolonja)

Mbrojtës: Françesko Lamana (Juventus), Lorenco Moreti (Inter), Lorenco Pirola (Inter), Alesandro Pio Riçio (Juventus), Mateo Ruxheri (Atalanta), Rafaele Spina (Juventus), Destini Udogie (Hellas Verona)

Mesfushorë: Alesandro Arloti (Monako), Stefano Çester (Inter), Alesandro Merkati (Sasuolo), Gaetano Oristanio (Inter), Simone Panada (Atalanta), Nikola Sekulov (Juventus), Nikolo Skuicato (Inter), Franko Tongia (Juventus)

Sulmuesë: Lorenco Kolombo (Milan), Nikolo Kudrixh (Bruge Ksv), Sebastiano Esposito (Inter).