Atleti shkodran Izmir Smajlaj sot “ka bërë nxemjen” në Lojërat Mesdhetare duke siguruar kualifikimin për në finale të këtij kompeticioni.

Në garat kualifikuese ai nuk ka rrezikuar shumë.

Ka kryer vetëm dy kërcime dhe me rezultatin më të mirë 7 metra e 77 centimetra, ka siguruar kualifikimin në finale.

Për të, gara e sotme ka qenë më tepër një stërvitje para finales që do të zhvillohet dy ditë më pas dhe ku padyshim që Izmir Smajlaj duket I sigurtë në zonën e medaljeve por do të synojë atë të artën.

Sot shkodrani është renditur i katërti pas një atleti francez që ka kërcyer 7.90 m, një marokeni me 7.85 m dhe një spanjolli me 7.80 m.

Por kjo nuk përbën problem për të. Në kërcimet e sotme për të mos rrezikuar, nuk e ka prekur fare pedanën dhe me të arritur kualifikimin, e mbylli aty garën.

E vërteta është pasnesër dhe padyshim që ai do të tentojë jo vetëm të hyjë në zonën e medaljeve, gjë që duket e sigurtë por të mendojë për të artën.
© shkodrasport.com